Në zgjedhjet lokale sot, policia do të sigurojë vendvotime pa ndërprerë duke filluar nga ora 06:00 deri në 19:00 për kohëzgjatjen e votimit, pas mbylljes së vendvotimit dhe gjatë përmbledhjes së rezultateve dhe do t’I largon të gjithë personat e paautorizuar nga objekti.
Policia e siguron këshillin zgjedhor deri në transferimin e procesverbalit dhe materialit zgjedhor tek Komisioni Komunal Zgjedhor, përkatësisht Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit.
Këshilli zgjedhor do të kujdeset për mbajtjen e rendit dhe qetësisë në qendrën e votimit dhe mund ta largojë çdo person i cili e prish rendin dhe qetësinë në qendrën e votimit. Anëtarët e këshillit mund të kërkojnë ndihmë nga policia për vendosjen e rendit në qendrën e votimit.