Rreth 11 milion euro pritet të jetë shuma e cila do t’i kushtojnë shtetit këto zgjedhje. Zakonisht, Ministria e Financave i ka ndarë KSHZ-së nga 7 milion euro për zbatimin teknik të zgjedhjeve, ndërsa para dy viteve, me ndryshimet e kodit zgjedhor, shteti paguan edhe për reklamat e partive politike. Për këtë qëllim, për këto zgjedhje në dispozicion ka rreth 4 milion euro për të gjitha partitë dhe për kandidatët.
Sipas njohurive të deritanishme, artikujt që harxhojnë më tepër mjete janë shtypja e fletave, udhëzimeve e procesverbaleve. Herave të kaluara, KSHZ për këtë qëllim ka ndarë 6,5 milion euro, ndërsa paratë tjera kanë shkuar për transport për vula, paravanë, shiritë të sigurisë, UV lamba dhe sprej etj. Këtë vit, në vend për UV lampa, kontrollimi do të bëhet me shenjat e gishtave, me çka janë blerë 4000 pajisje të tilla, informon Zhurnal.
Duke filluar nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, për herë të parë shteti fillon të paguajë reklamimin gjatë fushatës zgjedhore nga buxheti i shtetit. Deri atëherë partitë reklamoheshin aq sa kishin të holla. Finansimi shtetëror i reklamave shkaktoi reagime të shumta në opinion, por kjo edhe më tej ngeli obligim që doli nga ndryshimet e kodit zgjedhor.
Këtë herë, gjithsej do të mund të votojnë 1,824,864 qytetarë.