Sondazhi i fundit nga CRPC: Garë e ngushtë ndërmjet BDI-së dhe ASH-së

Sondazhi i fundit nga: CRPC: Garë e ngushtë ndërmejt rivalëve kryesorë, BDI me një avantazh të ngushtë ndaj Aleancës dhe Alternativës.

6.95 % e qytetarëve të anketuar në sondazhin e realizuar nga Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikime, u përgjigjën se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor ata do të votojnë për BDI-në, dhe rreth më pak se 1 %, do të votonin për kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ose shprehur në përqindje 6,31 % e të anketuarve do të votonin për këtë opsion opozitarë të politikës.

Nga blloku politik maqedonas, VMRO -DPMNE -ja opozitare ka rreth 2% më shumë mbështetje sesa kundërshtari i tyre politik, LSDM, që është në pushtet, tregon sondazhi.

22,31% e të anketuarve do të votonin për VMRO –DPMNE-në më 17 tetor, kurse 19,75% e të anketuarve do të votonin për partinë e kryeministrit Zaev, LSDM-në.

Sa i përket mbështetjes së partive tjera politike , në garafikonin më poshtë mund të shihni e detajuara edhe për këto parti.

Në pyetjen se te cili lider politik keni më shumë besim?

Kryeministri Zoran Zaev i LSDM-së, vazhdon të jetë lideri me besueshmëri më të madhe të të anketuarve me 21,15%, i ndjekur nga pas nga kryetari i opozitës maqedone Hristijan Mickovski që i dhanë besimin 19,35% e të anketuarve.

Sa i përket besueshmërisë së liderëve nga partitë e bllokut politik shqiptar, besimi më të madh gëzon kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , për të cilin 6,35% e të anketuarëve shprehën besimin e tyre. Më pas rradhitet lideri i BDI -së Ali Ahmeti me 5,85%. Ndërkaq sa është besueshmëria e liderëve më së miri mund ta shihni në grafikonin më poshtë.