Arrestohet 27-vjeçari nga Gërçeci, kërkohej me fletarrest

Më 11.10.2021 në ora 21:50 policët e Stacionit Policor Gazi Babë në bazë të urdhrit gjyqësor e kanë privuar nga liria O.A.(27) nga fshati Gërçec e komunës së Sarajit.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai është kërkuar me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh e gjysmë për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor” në bazë të nenit 131 të Kodit Penal.

Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për të mbajtur dënimin, transmeton TV21.