Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit, në të cilin thuhet se kjo festë është futur në memorien kolektive të Maqedonisë, si ditë kur liridashësia ka udhëhequr e më pas ka fituar.
“Nëse disa popuj thonin se më mirë të jetohet në gjunjë sesa të vdiset në këmbë, populli ynë vendosi të qëndrojë në këmbë dhe të ngrejë kokën për liri dhe u regjistrua në mesin e popujve kryesues të luftës antifashiste. Ne ua kemi borxh lirinë atyre që kanë luftuar për të, por ia kemi borxh edhe gjeneratave të ardhshme, djemve dhe vajzave tona, nipërve tanë t’ua lëmë lirinë siç e kemi fituar. Dhe të luftojmë për progres, jetë më të mirë dhe stabilitet dhe siguri për çdo njeri”, theksoi Mickoski.
Sipas tij kur “sërish liria po na kufizohet, kur bëhen ndasi, kur nuk ka përgjegjësi për askënd dhe asgjë, kur librat përfundojnë në depo, kur njerëzit ndjejnë siguri, kur me trashëgiminë tonë pushteti bën tregti, është më se e sigurt se janë të nevojshme ndryshime”.
“Partizanët, Ilindenët tanë të dytë, nuk shkelën kot mbi borë, nuk luftuan dhe vdiqën për liri, që sot ne të mund lehtësisht të lejojmë të luhet me një trashëgimi të tillë, të gdhendur në kujtesën kolektive të popujve antifashistë liridashës në botës, në të cilën trashëgimi si Maqedoni kemi të drejtë të plotë. Askush nuk ka të drejtë, të paktën ata që drejtojnë vendin, të hedhin dyshime, ose përçarje, ose të tregtojnë me meritat tona kolektive në luftën kundër fashizmit. Detyra jonë sot arsyeja të ngadhnjejë, e drejta jonë për të krijuar një të ardhme të re për njerëzit tanë. Një e ardhme e bazuar në moral dhe parime. Njerëzit tanë janë sfidues, të guximshëm, punëtorë dhe e dinë se çfarë duan. Këta njerëz e duan lumturinë e tyre dhe vendin nën këtë copë qielli. Dhe ky popull do të luftojë. Për shumë mot 11 Tetori”, theksoi Mickoski.