Barcelona nuk i beson agjentit të Ousmane Dembele

Barcelona që momentalisht është në probleme serioze e konsideron shumë të vështirë të arrihet marrëveshja me francezin, transmeton lajmi.net.

Barcelona beson që lojtari dëshiron vetëm një gjë, rinovimin, mirëpo agjenti nuk qëndron në të njëjtën vijë.

Në fakt, i tërë bordi është i pasigurt me vendimet e Dembele. Presidenti Laporta dhe zëvendëspresidenti Yuste ka folur me lojtarin dhe janë optimist që do e bindin sulmuesin, që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi tjetër.

Pas shumë lëndimeve, franezi duket më i matur dhe është duke biseduar vazhdueshëm me klubin. Për momentin gjithçka është mirë.

Sidoqoftë, agjenti nga ana tjetër është duke konsideruar edhe largimin, ngase thuhet se është në bisedime me gjigantët e tjerë.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona mendon se Sissoko e ka ofruar Dembelen te top klubet evropiane, si Manchester United dhe Juventus, por pa harruar edhe PSG, Liverpool e Chelsea.

Në rast që nuk arrihet marrëveshja deri në janar, Dembele ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër.