Në Maqedoninë e Veriut ka 10.625 raste aktive me virus

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vend ka aktualisht ka 10.625 raste aktive me coronavirus.

Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup me 5.076 raste aktive, Tetovë 834, në Gostivar 405, në Kërçovë 350, në Veles 339, në Ohër 300 dhe në Prilep 279.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga MSH-ja gjatë 24 orëve të fundit ishin regjistruar 386 raste të reja nga 3.791 testime, tetë të vdekur dhe 529 pacientë të shëruar.