ASh-ja vazhdoi në Tearcë

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, pati takim me banorët e Nerashtit.

Në takim ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nazim Taipi shpalosi programin e tij përpara banorëve të Nerashtit.

“Në prani të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela si dhe bartësit të listës për këshilltar z.Arian Hakiki ishim në fshatin Nerasht ku takuam banorët e këtij fshati , u njoftuam me premtimet e pa realizuara nga qeverisjet e mëparshme dhe shpalosëm pikat bazë të programit tonë për qeverisje të PASTËR !!”, njoftoi Taipi.