Janë zhvilluar duelet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.
Kombëtarja e Brazilit ka arritur fitoren e radhës duke mposhtur si mysafirë Venezuelën me rezultat 1-3.
Pjesa e parë i takoi Venezuelës që ishin më kërkues dhe arritën të gjejnë golin në min e 11′ përmes Eric Ramirez.
Brazilianët u mund të këndellen, megjithatë pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në pjesën e dytë ekipi i Brazilit filloi dominimin apsolut duke mos i ndalur sulmet në kërkim të barazimit.
Fillimisht ishte mbrojtësi Marquinhos ai që shënoi në min e 71′ për 1-1.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 85′ me golin e Gabriel Barbosas nga penalltia.
Kurse për rezultatin final 1-3 u përkujdes sulmuesi i Ajaxit, Antony, me këtë fitore Brazili vazhdon të kryesojë në kualifikimet me 27 pikë, ndërsa Venezuela mbetet e fundit me katër pikë.
Në anën tjetër Argjentina nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 me Paraguajin, përkundër rasteve nga të dyja Kombëtaret rrjetat nuk u tundën.
Në ndeshjet tjera Uruguaji dhe Kolumbia kanë luajtur baras 0-0, Peru ka mundur Kilin 2-0, Ekuadori fitoi ndaj Bolivisë 3-0.