Dy gjigantët italian në garë për futbollistin e Bayernit

MUNICH, GERMANY - AUGUST 22: Robert Lewandowski of FC Bayern Muenchen celebrates with Serge Gnabry after scoring their side's first goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and 1. FC Köln at Allianz Arena on August 22, 2021 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Mbrojtësi gjerman ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Niklas Sule është duke zhvilluar paraqitje shumë të mira te Bayerni këtë edicion.

Kjo ka bërë që shumë klube evropiane të duan ta kenë në ekip atë nga edicioni i ardhshëm.

Sipas ‘Calcio Mercato’, dy gjigantët italian Juventus dhe Inter janë tejet të interesuar për transferimin e Sule.

Futbollisti gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022, dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë marrëveshjen me klubin.

Ekipet nga Serie A janë të ‘etura’ ta marrin atë falas vitin e ardhshëm, dhe pritet të jetë një garë e fortë mes tyre për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Në anën tjetër ‘Bavarezët’ synojnë t’ia vazhdojnë kontratën futbollistit të tyre pasi nuk duan ta humbin me parametra zero.