Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në emisionin debativ në TV Shenja tha se partia e tij do të fitojë zgjedhjet lokale.
“Besoj se do të fitojmë në këto zgjedhje. Në bazë të të gjitha matjeve që bëhen, si për këshilltarë, si për kryetar të Komunave dhe për qytetin e Shkupit. Sipas meje këto janë kriteriumet për fitore. Unë besoj se do t’i përmbushim këto kriteriume që të shpallim fitore”, u shpreh Zaev. /SHENJA/