Vullnet Murseli premton projekte konkrete për Tetovën

Kandidati i ASH-AAA për kryetar të Tetovës, Vullnet Murseli sot bashkë me kryetarin e ASH-së Ziadin Sela, kryetaren e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, zëdhënësin Flakron Bexheti, nënkryetarët e partisë e nënkryetarët e degës vizituan disa lokacione në Tetovë duke takuar e dëgjuar qytetarët.

“Marshuam nga Xhamia e Larme takuam qytetarë, biseduam me ata, shpërndamë fletushka e deri tek Lagjja Qendër. Në planin tonën kemi paraparë këto pika: Rregullimi i oborrit të shkollës ”Liria”,
– Investim në kënd të lojrave për fëmijë.
– Rregullimi i parapagesës mujore për parkim zonal për banorët e lagjes;
– Rregullimi i vendparkimit për taksi;
– Rritje të kapacitetit për grumbullimin e mbeturinave.  Te restorant Garden u takuam bashkë me FRASH, zonja të asamblesë ku biseduam shumë tema që na prekin të gjithë neve. Tetova ka Vullnet për të fituar!”, njoftoi shtabi i kandidatit Vullnet Murseli.(INA)