Reperi MC Kresha është pa dyshim një nga zërat më në zë të muzikës hip-hop në vend.
Ai e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.
MC Kresha prej afro dy vitesh është i martuar me bukuroshen Erzina Shehu, me të cilën së bashku kanë edhe një vajzë.
Foto: Erzina Shehu/Instagram
Është raportuar se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Emisioni “Prive” ka mësuar se partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mbajnë këtë fakt në privatësi të plotë.
Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanadë, viteve të fundit është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.