Më 30.09.2021 në ora 16.00 në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Shkup në rajonin e Qendrës, policët kanë arrestuar R.D.(41) nga Shtipi, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ai është kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Shtipit për mbajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh.
Personi pas përfundimit të procedurave do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit./TV21