Varheji: Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së

epa08130627 European Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi arrives at a government building in Skopje, Republic of North Macedonia, 15 January 2020. Varhelyi arrived for a one-day visit to North Macedonia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Eurkomesari për zgjerim, Oliver Varheji deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur parakushtet për antarsim në BE. Ai theksoi se e përsërit qëndrimin e kryetares së Këshillit Evropian, Ursula Fon der Layen e cila një ditë më parë nga Shkupi tha se pret që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në fund të këtij viti.

Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim

“Tani në fund të vitit kemi mundësi të jashtëzakonshme dhe sfida që të ndërtojmë punën tonë dhe të japim moment të freskët të zgjerimit. Javën e ardhshme do të mbahet samiti i BE-së – Ballkani Perëndimor me çka do të vërtetohet përkushtimi ynë për rajonin. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund vetëm t’i përsëris fjalë e kryetares së KE-së, Fon der Layen, të arrihet marrëveshje për kornizë të pranueshme negociuese, që do të hap rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të presidencës sllovene”.

Kryeministri Zoran Zaev pret sinjale pozitive nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Bërdo në Slloveni, më 6 tetor.

Zoran Zaev, kryeministër

“Komisari kishte një takim në Bullgari para një jave, tani po zhvillon takim edhe këtu. Vërtetë vjen një inkurajim nga grupet e Ministrive të Jashtme, të vazhdojnë në frymën e gjetjen së një zgjidhje të pranueshme. Përpjekjet që i bën eurokomesari dhe kryetari i Këshillit si dhe presidentja e Këshillit Evropian Von der Lajen, janë porosi që u dërguan se në fund të vitit, në dhjetor nga 14-17 dhjetor është Këshilli i përgjithshëm, nga atje të kemi vendim pozitiv. Deri atëherë duhet të punojmë të gjitha palët, që ta arrijmë qëllimin”.

Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Sllovenisë theksoi se hapi i vetëm logjik për BE-në është procesi për zgjerim.

Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Slloveni

“Kuptohet, Ballkani Perëndimor është pjesë e prioriteteve tona dhe besoj se zhvillimi, stabiliteti, prosperiteti i këtij rajoni është i interesit strategjik i BE-së. Rajoni është pjesë definitive nga Evropa, është e rrethuar me vendet anëtare dhe nuk kemi opsion tjetër përpos të vazhdojmë të intensifikojmë shoqërimin e përbashkët, por gjithashtu të mbështesim edhe shoqërimin rajonal, që gjithashtu është e rëndësishme”.

Përndryshe në Shkup filloi Forumi i tetë i shoqërisë civile i Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot dhe nesër, i organizuar nga Komiteti evropian ekonomik dhe social.