Lutfi Haziri, interesi të paska vërbuar, preferon Maksimin e jo “vëllaun” tënd Bekimin!

Përgjigja e bartësit të listës së këshilltarëve të koalicionit ASH-AAA ndaj kreut të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri:

Skandaloze dhe për keqardhje është deklarata e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili përmes një video bëri thirrje të votohet kandidati i pavararur për kryetar të komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Lutfi Haziri me këtë gjest të turpshëm dhe antikombëtar ka dëshmuar se aspak nuk i intereson se si jetojnë shqiptarët këndej kufirit, nuk shqetsohet për fatin e kumanovarëve, nuk e ka idenë se si janë anashkaluar lagjet shqiptare nga Maksim Dimiteievski.

Kumanova është shumë e lidhur me Kosovën, e posaqërisht me Gjilanin pasi se nga çdo fshat i Gjilanit ka familje që jetojnë në Kumanovë, por dje u goditën keq nga kryetari i Gjilanit, u ndjenë të ofenduar e nënçmuar nga kjo sjellje e pa përgjegjshme.

Lutfi Haziri i përkujtojmë së në Kumanovë ka një kandidat të vetëm shqiptar dhe emri i tij është Bekim, emër me kuptim të madh, emër i pastër dhe personalitet i rëndësishëm në qytetin e Kumanovës.

E nëse ti preferon Maksimin para Bekimit qoftë në ndërgjegjën tënde, por nëse pak ke ndërgjegje atëherë reflekto dhe kërko falje kumanovarëve dhe gjithë shqiptarëve, për ndryshe historia do të të gjykoj!