Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë tubimit në Likovë ka komentuar video spotin e BDI-së, ku shihen kandidatët e kësaj partie duke vrapuar.
“Nuk është garë ajo, po bëjnë ushtrim për të ikur sepse do përballen me humbje me 17 tetor dhe mirë që ushtrojnë se aq zullumë i kanë bërë këtij populli dhe do të duhet të përgjigjen edhe për korrupsionin edhe për uzurpimet dhe për gjithçka tjetër që kaun bërë”, u shpreh Sela.
Sipas tij nga BDI gënjeshtrën e kanë bërë vlerë.
“Kur të flasësh për ata menjëherë të asocon në gënjeshtër. E gënjeshtër ishte gjithçka para një viti, ashtu siç gënjeshtër kanë qenë gjithçka që kanë thënë para ca vitesh dhe ne po përballemi me të njëjtat probleme”, tha mes tjerash Sela.