Për shkak se në Maqedoninë e Veriut nuk ka procedurë ndaj diplomatit Mile Milenkovski, vendi as nuk ka kërkuar ekstradimin e tij nga Serbia, ku po qëndron në paraburgim. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq shpjegoi sot se dikasteri i tij nuk ka marrë informacion në bazë të së cilës duhet të kërkojnë ekstradim ose transferim. Po ashtu theksoi se institucionet e Serbisë nuk kanë bërë asnjë kontakt me Ministrinë e Drejtësisë. Shtoi se mund të kërkohet ekstradimi i një personi të dënuar, megjithatë, siç tha, diplomati në vendin tonë as nuk është i dënuar e as nuk ka procedurë në bazë të së cilës duhet ta kërkojnë.
“Unë i kam informacionet të cilat me siguri i kanë edhe opinioni edhe një pjesë e zyrtarëve qeveritarë. Ministria e Drejtësisë nuk ka këtu asnjë rol, pasi që personi i cili është në paraburgim, diplomati ynë i paraburgosur në Serbi, tek ne nuk ka procedurë të hapur për të cilën ne do ta kërkonim si shtet”, tha Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë.