Antikorrupsioni: Raportet klientelistike krijohen gjatë procesit zgjedhor

“TË NDIQET FINANCIMI I PARTIVE QË TË EVITOHEN KEQPËRDORIMET”

Integriteti në kuadër të procesit zgjedhort është e një rëndësie të vecantë për uljen e korrupsionit. Raportet më të ëmdha klienteliste krijohen pikërisht gjatë procesit zgjedhor. Duhet të ndiqet financimi I partive politike dhe aktivitetet e tyre që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe të ulen keqpërdorimet eventuale – thanë nga Antikorrupsioni.

BILJANA IVANOVSKA – KOMISIONI ANTIKORRUPSION

“Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit zgjedhor nuk mund të fillohet me ndërtime me mjete nga buxheti apo fonde publike ose me mjete nga Ndërmarrje Publike, përvec nëse për këtë destinime paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti. Pikërisht kjo pjesë e ligjit më së shumti keqpërdoret nga pjesëmarrësit në procesin zgjedhor për shkak se gjithcka është e planifikuar dhe është pjesë e programit që të ndodh pikërisht gjatë procesit zgjedhor.”

Deri tani në Komisionin Antikorrupsion kanë arritur 21 kallëzime.

KATICA NIKOLOVSKA – KOMISIONI ANTIKORRUPSION

“Nëntë kanë të bëjnë me aktivitete nga Komunat, 6 denoncime për veprim të jashtëligjshëm të përgjegjësve nëpër shkolla dhe pesë kanë të bëjnë me institucione tjera shtetërore. Denoncimet janë shqyrtuar kurse njëri është dërguar në KSHZ për shkak të shkeljes së rregullave të fushatës zgjedhore”

Ndryshe, Komisioni Antikorrupsion me mbështetje të Fondacionit Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore ka siguruar 16 vëzhgues të aktiviteteve zgjedhore të fushatës në 46 Komuna. Janë angazhuar edhe katër analistë që për cdo ditë do t`I ndjekin ndryshimet e llogarive të transaksioneve për të bërë analiza lidhure me validitetin dhe kredibilitetin e personave që paguajën donacione, me qëllim që të shihet nëse ato mjete financiare janë siguruar nga burime të jashtëligjshme ose anonime, që janë të ndaluara me ligj./KlanMacedonia