Ja cilat janë 12 premtimet me të cilat Vullnet Murseli synon ti fitoj zgjedhjet në Tetovë

Në vigjilje të fushatës parazgjedhore. kandidatët për kryetar komune kanë publikuar edhe programet e tyre parazgjedhore me të cilat do të synojn që të fitojnë përkrahjen e popullatës dhe të fitojn edhe zgjedhjet, informon portali “tetova1”.

Një veprim të tillë ka bërë edhe kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Vullnet Murseli i cili në ueb faqen e tij personale të krijuar në prag të zgjedhjeve ka shpalosur të gjithë programin e tij dhe në kuadër të këtij programi Murseli ka dalë edhe me me këto premtime:

  • Hapje e rrugëve të reja për të marrë frymë Tetova
  • Ndërtimi i kapaciteteve të reja për Parkim
  • Shndërrimi i kazermës në park të qytetit dhe qendër komunitare
  • Ridizajnim i sheshit të qytetit; integrim me Kompleksin e Ri dhe Kompleksin e Vjetër
  • Restaurim i pjesës së vjetër të qytetit, Investime në infrastrukturë në çdo fshat
  • Administratë efikase, transparente dhe e digjitalizuar
  • Investime në kapacitete të reja për pastërti publike dhe gjelbërim
  • Zhvendosja e burgut të qytetit dhe ridestinimi në hapësirë për fëmijë
  • Çerdhe të reja; përmirësim i kushteve nëpër shkolla
  • Modernizim i rrjetit të shpërndarjes së ujit nëpër vendbanime
  • Investime për zhvillimin e turizmit malor gjatë 12 muajve të vitit

Më shumë detaje për programin keni në linkun në vazhdim:
https://www.vullnetmurseli.com/programi/