Donnarumma: Ishte ëndërr debutimi në Ligën e Kampionëve, jam i lumtur te PSG

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka reaguar pas paraqitjes së parë historike në Ligën e Kampionëve.

Italiani dje debutoi me gjigantin francez në fitoren ndaj Manchester Cityt.

Sidoqoftë, javën e kaluar ka pasur shumë raportime që Donnarumma nuk është i lumtur te PSG si rezervë e Keylor Navas.

Por, Donnarumma ka thënë që ishin lajme false dhe që është shumë i lumtur në “Parkun e Princave”.

“Njerëzit flasin në rrjete sociale për largimin nga PSG sepse Navas luan si titullar. Qesha kur i pashë këto. Është plotësisht lajme false. Jam shumë i lumtur te PSG, lëreni të flasin, klubi më mbështet”.

“Ishte ëndrra ime të debutojë në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur tani, isha i qetë sepse e dija që ky moment do vinte”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, PSG preferon Donnarumman për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Navas për në Ligue 1.