Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.633 testime, ndërsa janë regjistruar 392 raste të reja me Covid-19.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 339 pacientë të shëruar.
Ndërkohë betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë humbur 20 persona.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 1.274.003 testime për Covid-19 në të gjithë territorin e vendit. /SHENJA/