Tetovë: “Ballistët” pastrojnë lumin Shkumbini

Dy ditë rradhazi tifozët e shoqatës “ Ballistët” si dhe të asaj “Fustal Shkëndija” kanë ndërmarrë iniciativë për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin në Tetovë. Shpesh mbeturinat në këtë lum, si orendi shtëpiake, materiale ndërtimore por edhe gjësende të tjera të forta paraqesin rrezik potencial për përmbytje, sidomos gjatë reshjeve të dendura të shiut.

BASHKIM IDRIZI- SHOQATA E TIFOZËVE “BALLISTËT”

Ne si shoqatë e tifozëve të Ballistët do mundohemi që gjithmonë të jemi në krah të punëtorëve që pastrojnë qytetin. Sot kemi ndihmë edhe nga NPK Tetova, do vazhdojmë përgjatë shtratit gjer në fund edhe e përfundojmë këtë iniciativë vazhdojmë me dicka tjetër që është e dobishme për qytetin.

Tifozët e cilësojnë lumin Shkumbini si një nga pjesët më të bukura të qytetit , prandaj sic thonë duan ta shohin pastër e të rregulluar. Bëjnë thirrje që qytetarët të kenë më shumë kujdes dhe të mos hudhin mbeturina në lum.

BASHKIM IDRIZI- SHOQATA E TIFOZËVE “BALLISTËT”

Këtë e kemi edhe ne nuk kemi tjetër lumin Shkumbin , Hamamin, kalon në mes të qytetin prandaj duam ta shofim pastër ne si tifoz edhe si qytetar të Tetovës, edhe do ti kishim lutë gjithë qytetarët e Tetovës të mos hudhin mbeturina në lum , mos ta ndotin lumin.

Edhe pse punonjësit e NPK”Tetova” iu kishin ardhur në ndihmë “Ballistëve” , të njëjtët nuk ishin pajisur me veshje adekuate për t`u futur në lum, por të njëjtit u kujdesën për mirëmbajtjen jashtë shtratit të lumit. /KlanMacedonia