Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Gostivar

Dje rreth orës 11:10, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Goce Delçev” nëGostivar, e kanë privuar nga liria 42-vjeçarin N.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, për shkak të dyshimit se në periudhën 18/19 shtator ka kryer vjedhje të rëndë në kishën “Shën Pjetri” në Banjicë të Poshtme të
Gostivarit, ku janë vjedhur para. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar,
ndërsa N.A. është ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit për sqarimin dhe dokumentimin e rastit
dhe gjatë ditës së sotme do të sillet para gjyqtarit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në
Gostivar me një parashtresë adekuate.TS