Arrin në 1 milion numri i qytetarëve të regjistruar

Enti Shtetëror i Statistikave informoi se në ditën e 14 të regjistrimit, numri i qytetarëve të regjistruar ka arritur në një milion. “Deri sot në orën 15:00, janë regjistruar 1.000.034 persona”, njoftojnë nga ESHS. Enti informoi se regjistrimi zhvillohet sipas rendit dhe intensitetit të planifikuar.
Nga ESHS thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.
Enti sërish i njofton qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, mund ta kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pas gati dy dekadave. Regjistrimi i fundit u bë në vitin 2002, ku sipas të dhënave të mbledhura në atë kohë në vend, popullsia ishte 2 milion e 22 mijë e 547.