Personat nga Afganistani dhe zjarret, pika kryesore në Këshillin për Siguri te Pendarovski

Ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente, në Këshillin për siguri te Pendarovski informuan për aktivitetet për strehimin e personave nga Afganistani për të cilët janë bërë të gjitha kontrollet dhe protokollet e nevojshme për qëndrimin e tyre në shtetin tonë, transmeton TV21. Këshilli për siguri i propozoi qeverisë që në afat të shkurtër të formohet grup i punës i cili do ta shqyrtojë gjendjen e sistemit për menaxhim të krizave. Duke pasur i pasur parasysh gjendjet me zjarret që ndodhën periudhën e kaluar, grupi i punës duhet të propozojë masa konkrete me qëllim që sistemi për menaxhim të krizave të jetë më funksional dhe më efikas.