Në Tetovë është mbajtur edhe marshi i dytë i qetë për të kujtuar 14 viktimat në Qendrën Kovid.
Duke marshuar me lule në dorë, ndaluan dhe ndezën nga një qiri për çdo person që humbi jetën mbrëmjen e 8 shtatorit nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid.
Nuk u tha as edhe një fjalë, por me plakatë u kërkua përgjegjësi.
“Prokurori të mos heshtë”, transmeton TV21.
Në ngjarjen tragjike të 8 shtatorit, u lënduan edhe 12 pacientë të sëmurë me Covid-19, të cilët ishin duke u mjekuar në Qendrën Kovid. Ata tashmë janë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga 14 viktimat, 12 kanë qenë pacientë, kurse 2 viktima ishin familjarë të pacientëve të cilët ishin duke u kujdesur për të afërmit e tyre./TV21