Nesër do të mbahet marsh paqësor në Tetovë.
Nëpërmjet këtij marshi do të bëhet homazh për 14 viktimat nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid në Tetovë, mbrëmjen e 8 shtatorit.
“Njoftohen përsëri të gjithë qytetarët se nesër në ora 13:30 tubohemi tek Sheshi Iliria ku do të marshojmë deri tek vendi i ngjarjes për nder të viktimave të rastit tragjik. Si fillim, duhet t’i respektojmë rregullat e Covid-19 dhe njëherit ju lutemi që ta keni parasysh se ky do të jetë një marsh paqësor në nder të të ndjerëve, duke e ditur se jemi ende në ditë zie dhe që homazhi të realizohet në mënyrën e duhur”, njofton grupi i tifozëve Ballistët, transmeton TV21.