ASHMAA do të ndajë ndihmë financiare për familjet e të vdekurve në zjarrin në Tetovë

Këshilli i Agjencisë për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në seancën e sotme vendosi të ndajë ndihmë financiare të njëfishtë për familjet e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular për pacientët me Kovid në Tetovë, në vlerë prej 60.000 denarë për familje.

Siç informojnë nga ASHMAA, mjetet do të paguhen në një llogari të veçantë të dedikuar të Kryqit të Kuq të RMV-së.

Nga Agjencia për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale shprehin ngushëllime të thella për familjet e të vdekurve.