Presidenti Stevo Pendarovski sot i bëri homazhe Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov dhe Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.
Sot në mëngjes, në 30 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, Pendarovski vendosi lule të freskëta në vendet e tyre të përjetshme të pushimit.
“Respekt për Presidentin e parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ne nuk e harrojmë angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin. Nderim Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. “Ai do të mbahet mend si një udhëheqës vizionar,” shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.