Edhe një 33-vjeçar ka vdekur nga virusi

Edhe sot është regjistruar një 33-vjeçar si viktima më e re nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 33-vjeçari është nga Shtipi. Nga ky qytet është edhe një viktimë tjetër e moshës 53-vjeçare.

Më së shumti viktima ka në Shkup, gjithsej 9 për 24 orë dhe të moshës 88, 78, 71, 59, 68, 66, 61, 53 dhe 42-vjeçare, transmeton TV21.

4 viktima ka në Kumanovë të moshës 84, 70, 63 dhe 58-vjeçare, 3 në Gostivar – dy të moshës 71-vjeçare dhe një 41-vjeçar dhe në Tetovë – dy 82-vjeçar dhe një 88-vjeçar.

Dy viktima ka në Veles (80 dhe 72 vjeç), Sveti Nikollë(73 dhe 53 vjeç) dhe Shtip (56 dhe 33 vjep) dhe nga një në Kërçovë – 75 vjeç, në Ohër – 62 vjeç, në Strugë – 80 vjeç, në Dibër – 83 vjeç, në Strumicë – 70 vjeç, në Prilep – 65-vjeç dhe në Makedonski Brod – 61 vjeç.

28 prej tyre jetë kanë ndërruar në kushte spitalore, kurse 4 në kushte shtëpiake.