Ministrat mund të marrin në konsideratë një karantinim dy-javor në tetor nëse të infektuarit me COVID-19 që shtrihen në spitale vazhdojnë të rriten në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti në The i, Qeveria ka hartuar plane për kufizime gjatë gjysmës së procesit mësimorë në shkolla. Një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) i tha gazetës Mirror se Anglia do të prekë kulmin e infektimeve dhe shtrimeve në spital dhe ky shqetësim po rritet se shërbimi shëndetësor do të përballet me mbingarkesë. “Do të ishte e arsyeshme të kishim plane emergjente, dhe nëse kërkohet një bllokim, ta kalojmë atë në mënyrë që të ketë ndikim minimal ekonomik dhe shoqëror.” tha burimi i Sage për gazetën. Ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi, ka thënë se nëse zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar e miratojnë atë, Qeveria është e përgatitur të fillojë të japë vaksina për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç. Mes frikës se rastet e gripit të dimrit mund të komplikojnë presionin mbi Shërbimin Shëndetësorë Kombëtarë (NHS), ai tha se dozat shtesë të vaksinave anti-COVID-19 mund të jepen në të njëjtën kohë me ato të gripit, raporton Mirror. Boris Johnson gjithashtu thuhet se është gati të ri-prezantojë mbajtjen e maskave dhe kufizimet e distancës sociale në hapësirat publike dhe në transport. Rreth 43.4 milion njerëzve u janë dhënë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, tha Qeveria, por shtrimet në spitale kanë mbetur vazhdimisht mbi 900-në ditë, kohët e fundit.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas shqiptar, 1 shtetase procedohet penalisht dhe 1 tjetër shtetas shpallet në kërkim. Strukturat e Drejtorisë të Policisë së Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim midis agjencisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testeve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjencia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjencie udhëtimi. A. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori.
Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjencisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit./TCh