Gold AG sjell pamje nga pushimet teksa kalon kohë me djalin

Ermira Shkodra Agushi është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo është bashkëshortja e reperit të njohur shqiptar, Gold AG, të cilët së fundmi u bënë prindër për herë të parë. Reperi sot ka publikuar pamje me djalin e tyre Guerilin.

Dyshja shihen se janë në pushime teksa shijojnë kohën e ngrohtë së bashku në pushime familjare.

 

Gold AG iu drejtua Guerilit si “i miri i babit”, duke pranuar komente pozitive dhe pëlqime në postin e publikuar.