Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se procesi i vaksinimit në mbarë vendin po rrjedhë mirë dhe pa probleme të theksuara. Në ndërkohë që u shpreh dhe theksi do të vihet në vaksinimin e të rinjve, pikërisht për këtë arsye sipas tij së shpejti do të hapet edhe një pikë vaksinimi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.
“Analizat tona flasin se vaksinimi po rrjedh shumë mirë. Tani aksentin po e vëmë tek mosha më e re. Është vërtetuar se vaksina është e sigurt dhe efikase dhe nuk duhet të kihet frikë. Shpëtim i vetëm është vaksinimi. Tani po vëmë aksentin në thirrjen që më të rinjtë të vaksinohen. Së shpejti do të hapet një pikë vaksinimi në Kampusin e Universitetin Shën Kirili Dhe Metodi”, tha Filipçe.