Talebanët duan marrëdhënie diplomatike me Gjermaninë

“Duam marrëdhënie diplomatike të fuqishme dhe formale me Gjermaninë”, tha ai. Talebanët gjithashtu do të dëshironin të marrin mbështetje financiare dhe ndihmë humanitare nga Gjermania, si dhe vendet tjera, që të bashkëpunojnë në shëndetësi, bujqësi dhe arsim.

“Në të kaluarën, gjermanët gjithmonë ishin të mirëaeardhur në Afganistan”, tha Muxhahid. Për fat të keq, ata iu bashkangjitën amerikanëve. Por, tani ua kemi falur”, tha ai.

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Hajko Mas, deklaroi se Berlini mund ta vazhdojë ndihmën për zhvillim të Afganistanit, por një kusht është talebanët të formojnë qeveri të gjerë. Të tjerat janë se duhet të sigurojnë të mos i strehojnë terroristët, t’i respektojnë të drejtat e njeriut, ndërsa veçanërisht të drejtat e grave, të mos e pengojnë qasjen e ndihmës humanitare dhe të lejojnë të huajt dhe afganët e rrezikuar ta braktisin vendin.

Gjermania e mbylli ambasadën e saj në Kabul dhe e ndërpreu ndihmën prejse talebanët e ndërmorën pushtetin muajin e kaluar. Megjithatë, Berlini premtoi se do të sigurojë ndihmë humanitare dhe urgjente për mbështetje të refugjatëve – edhe në Afganistan dhe në vendet e huaja. Kjo ndihmë do të sigurohet përmes organizatave humanitare.