VIDEO/ Erdogan qëllon në kokë vogëlushin që i preu shiritin e inagurimit

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po pushton rrjetet sociale me veprimin e kryer ndaj një fëmije në një ceremoni inagurimi.

Fëmija, i cili po mban në dorë shiritin e inagurimit, e pret atë përpara se ta bëj një gjë të tillë Erdogan.

Erdogan nuk e toleron dot këtë veprim.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, i acaruar Erdogan, e qëllon djalin e vogël në kokë.

Më pas Presidenti i Turqisë shihet të flasë dhe me dy vajzat që ndodhen anash të voglit, ndodhta duke i kërkuar llogari për shiritin e prerë.