Samuel Umtiti gjatë tërë verës u lidh me një largim nga Barcelona.
Samuel Umtiti nuk bënte pjesë në planet e Ronald Koeman dhe ishte shumë afër largimit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë sipas mediave spanjolle, futbollisti pati një takim me presidentin e klubit Joan Laporta ku e bindi që ti jap edhe një shans te Barcelona.
Umtiti kërkoi një takim me Laportan në muajin gusht për të shpjeguar situatën e tij dhe për ti kërkuar që ti jap edhe një shans në klub.
Futbollisti u ankua në shërbimet mjekësore të ekipit që sipas tij asnjëherë nuk u shqetësuan mbi gjendjen e tij shëndetësore përkundër lëndimeve të shumta.
Francezi gjithashtu informoi presidentin se ai ka punuar me një trajner personal gjatë pothuajse tërë verës dhe i kërkoi një shans të fundit që të tregojë kualitet e tij.
Thuhet se këto fjalë e bindën Laportan që ai e meriton edhe një shans dhe do të kërkojë nga trajneri Koeman ti jap edhe një shans mbrojtësit.
Në këtë mënyrë francezi mbeti në Spanjë dhe do ti jepet edhe një mundësi e fundit këtë sezon.