Franck Ribery karrierën do ta vazhdojë te Salernitana

Ribery ka vendosur të mbetet në Serie A.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Ribery tashmë ka arritur marrëveshje me Salernitanan si futbollistë i lirë, transmeton lajmi.net.

Futbollisti do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi edicionin e kaluar ishte pjesë e Fiorentinës ku në 30 ndeshje realizoi dy gola dhe shtatë asistime.

Ribery në të kaluarën ka bërë karrierë të bujshme në Gjermani te Bayern Munchen ku edhe kishte bërë emër pas shumë trofeve të fituar por edhe paraqitjeve fantastike.

Pas kësaj aventure te Salernitana ai pritet ti jep fund karrierës vitin e ardhshëm ose në vitin 2023.