Romelu Lukaku pak javë më parë u transferua te Chelsea.
Chelsea pagoi rreth 115 milionë euro për blerjen e tij nga Interi, transmeton lajmi.net.
Lukaku ka zbuluar arysen pse u largua nga Inter gjatë një interviste për HLN.
“Kur Chelsea bëri ofertën e tyre të tretë e dija se ishte serioze dhe nuk isha më me kokën time në Milano. Chelsea ofroi 110 milionë euro plus Zappacostan, por Interi tha jo. Kështu që i thashë Simone Inzaghit: Interi më nxori nga ai vend, por unë dua të largohem vetëm për shkak të Chelseas ”
Sulmuesi e gjeti formën më të mirë te Interi pasi te Man Utd nuk i besonin, ai dëshmoi kualitetet e tij në Itali dhe vetëm pas dy vitesh u rikthye sërish në Angli por kësaj radhe te Chelsea.