Turqia ka administruar mbi 95 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, rreth 48,62 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 37,43 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Dje, ministria konfirmoi 23.946 infeksione të reja dhe 290 vdekje të lidhura me koronavirusin.