Megjithatë, transferimet janë ende të hapura në disa liga si Turqi, Rusi e Argjentinë, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave turke, mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic karrierën do ta vazhdojë te Besiktasi.
Thuhet se marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur dhe futbollisti është huazuar te Besikas për një sezon.
Mesfushori asnjëherë nuk arriti të bëjë pjesë në formacionin e Barcelonës dhe në Turqi ai pritet të ketë më shumë hapësira.
30-vjeçari, po largohet nga Spanja pas vetëm një edicioni kur u transferua nga Juventusi.