6 viktima nga virusi në Tetovë

Gjashtë pacientë humbën jetën në qendrën për kovid në 24 orët e fundit, informojnë sot nga Spitali Klinik Tetovë. Pacienti më i ri ka pasur 55 vjet, ndërsa më i moshuari 85 vjet.

“Kemi pranuar 16 pacientë në trajtim spitalor, ndërsa 10 çregjistrime. Gjithsej janë hospitalizuar 105 persona prej të cilëve 104 janë në oksigjenoterapi”, deklaroi koordinatori në qendrën për kovid, Gzim Nuredini.

Gjatë 24 orëve deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka pasur 185 kontrolle të njerëzve e simptoma të virusit korona.