Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor në video paraqitjen e saj u dëshiron fillim të suksesshëm të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke cekur me atë rast se sistemi arsimor është tërësisht I përgatitur për fillim me prani fizike.
“Viti I ri shkollor 2021-2022 fillon më 1 shtator me shkolla të hapura për të gjithë nxënësit. Sistemi arsimor është plotësisht I përgatitur për atë. Gjatë periudhës së kaluar u përgatitëm intensivisht, I ndoqëm rekomandimet e institucioneve kompetente shëndetësore, por edhe të organizatave botërore si OBSH dhe UNICEF, përpunuam protokolle për punë dhe I ndërmorëm të gjitha masat e tjera të sigurisë nga aspekti shëndetësor, në mënyrë që shkollat sërish të mund të punojnë me prani fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve”, theksoi Carovska.
Në video fjalimin, Carovska I porositi nxënësit të kenë besim në vete dhe të mos heqin dorë nga qëllimet e projektuara sepse arsimi është investimi më I rëndësishëm në jetë, ndërkaq u shpreh edhe falënderim prindërve për përkushtimin dhe kontributin për realizim të suksesshëm të mësimit në kushte të pandemisë.
“Besoj se me kthimin e mësimit fizik në shkolla do të jetë më lehtë për të gjithë”, thotë Carovska.
Punë të suksesshme ministrja u dëshiroi edhe të punësuarve në shkolla, duke cekur se kuadri mësimor është hallka më e rëndësishme në procesin edukativ – arsimor.
“Nga ju varet më së shumti cilësia e gjeneratave që po krijohen. Kaloi një vit nga mandate im. Së bashku punuam shumë, por akoma shumë mbetet për t’u bërë. Ju jeni bartës të ndryshimeve të cilat I krijuam së bashku dhe nga të cilat pritjet janë të mëdha. Besoj se do të jepni maksimumin për t’I arritur qëllimet e projektuara. Investimi dhe mundi I deritanishëm janë të mëdha, ndërsa interesi është I përbashkët”, thekson Carovska.
Potencoi se MASH-I është këtu për të gjithë të cilët kanë nevojë për mbështetje, por edhe përkujton për sjellje të përgjegjshme në çdo rast gjatë këtyre kushteve të jashtëzakonshme për arsimin dhe respektim të masave dhe protokolleve.
“Mos harroni të jeni përgjegjës në çdo rast gjatë këtyre kushteve të jashtëzakonshme për edukim, mbrojeni shëndetin personal dhe kontribuoni për sigurinë e ë tjerëve rreth jush”, porositi Carovska./TV21