Nikollovski: Nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve

Treguam se mund të organizojmë zgjedhje të sigurta për shëndetin në kohën e koronavirusit dhe të tilla do të jenë edhe zgjedhjet lokale vijuese, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovsi në emisionin “10 MINUTA” në TV21.

“Nuk ka arsye që të shtyhen zgjedhjet në periudhë kur kemi rritje të numrit të të vaksinuarve dhe në këtë mënyrë ulet trysnia ndaj sistemit shëndetësor. Vitin e kaluar, treguam se mund të kemi zgjedhje të sigurta në kohë të koronavirusit dhe të tilla do të jenë edhe këto zgjedhje – tërësisht të sigurta sa i përket shëndetit”, tha Nikollovski.