“Zoti i ruajtë vajzat tona nga mashkulli i ligë”, Mozzik me dedikim prekës për Marigona Osmanin

Lajmin për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u bë mjaft me zë në mediat shqiptare ku bëri që fytyra të ndryshme publike të reagojnë menjëherë, shkruan lajmi.net.

Reperi i njohur shqiptar Mozzik, së fundi ka reaguar në rrjete sociale ku ndau disa Instastory me fansat e tij.

Ai u shpreh se lutet që Zoti të ruajë femrat shqiptare nga meshkujt e ligë të cilët po vrasin ato pa faj.

Gjithashtu reperi i shprehu ngushëllimet e tija për familjen, duke thënë se kjo vrasje i tronditi të gjithë pa dyshim./Lajmi.net/