Në 24 orët e fundit në territorin e vendit janë shuar shtatë zjarre, informoi Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave është ende duke e monitoruar dhe koordinuar situatën me zjarret, ndërsa forcat e sistemit të menaxhimit të krizave janë në gatishmëri të vazhdueshme për të aktivizuar kërkesën e shtabit.
“Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave e udhëzoi QMK-në të përgatisë kërkesa për mbështetje nga Ushtria për të siguruar forcat e nevojshme tokësore dhe forcat ajrore që të jenë plotësisht të përgatitur për nevojat e shuarjes së zjarreve në rast nevoje dhe në këto ditë kur kemi heshtje dhe ndërprerje të plotë të zjarrit”, tha ai.
Bojarovski gjithashtu theksoi se Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin duhet të jetë e përgatitur me ekipe për shuarjen e zjarreve në hapësirë të hapur, ndërsa MPB-ja, përmes sektorit të policisë pyjore, përmes shërbimeve inspektuese kompetente të kryej kontroll të rregullt në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të zjarreve.



