Këto janë fytyrat publike që reaguan në rrjetet sociale për rastin e 18 vjeçares nga Ferizajit

Marigonë Osmani u dërgua në spital pa shenja jete, por me shenja dhune nga autorët tanimë emra të njohur për opinionin publik, shkruan lajmi.net.

Autorët e vrasjes janë Arbër Sejdiu tanimë i arrestuar dhe Dardan Krivaqa i ndodhur në arrati.

 

Me këtë të fundit viktima sipas familjarëve ishte martuar që 2-3 muaj dhe kishin filluar të bashkëjetonin, deri dje kur Marigona u dërgua në spital pa shenja jete por e dhunuar e keqtrajtuar nga personat në fjalë.

Lidhur me rastin kanë reaguar fytyra të shumta publike, duke qenë të prekur thellësisht për ngjarjen e duke ofenduar dy autorët e vrasjes.

Ndërkohë, që më e prekura në këtë mes është këngëtarja Fatlume Popovci e cila viktimën e kishte mbesë./Lajmi.net/