Dafina një femër e kujdesshme, Dj Geek pranon një dhuratë të hershme për ditëlindje

Dyshja jo rrallë herë me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë treguar hapur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Ani pse ka edhe pak ditë që Dj Geek të festojë ditëlindjen e tij të radhës këngëtarja është treguar e kujdesshme që ti bëjë e para dhuratën e ditëlindjes.

Dafina i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafin për të.

“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”, shkruan Dj Geek.

Më pas Dafina ka publikuar një video, në të cilën Dj Geek shihet duke shëtitur me “scooter”-in nëpër shtëpi. Më pas ajo ka shkruar me shaka: “Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.

Përndryshe, Dafina ka qenë shumë aktive me projekte të reja si dhe përgatitjen e albumit që ka paralajmëruar me titull “Dafinë moj”.

Ndërkohë, “Llafe-llafe” është kënga e fundit nga Dafina në bashkëpunim me reperin Lyrical Son, derisa para pak ditësh ka treguar se ka realizuar edhe një me reperin Buta si dhe shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim edhe me Mc Kreshën.