Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj e uron atë në mënyrën më të ëmbël

Këngëtarja e njohur shqiptare ka rast feste sot në familje, ajo po feston ditëlindjen e saj për të cilën u urua së pari nga babai i saj, shkruan lajmi.net.

Babai i saj Dukagjin Lipa hyri sot në Instagram për të shpërndarë disa fotografi të ëmbla me Duan ku shfaqeshin si dy miq të ngushtë, pikërisht siq edhe e quan ai vajzën e tij.

Dua sot po mbush 26 vite jetë dhe gjithashtu ajo së fundi ka festuar 6 vjetorin e lansimit të këngës “New Love”.

Babai i këngëtares u shpreh se ai Duan e ka miken e ngushtë që nga dita kur ajo erdhi në jetë dhe se e do atë aq shumë”./Lajmi.net/