Kualifikimi për në fazën finale eliminatore për skuadrën e vazjave shkodrane po bëhet gjithmonë e më tepër një traditë falë paraqitjes dinjitoze të tyre.
Për suksesin e madh të vajzave shkodrane në futbollin europian ka komentuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Jam krenar për ju,” – shkruan numri 1 i futbollit tonë për fitoren dhe kualifikimin e Vllaznisë pasi kaluan një skuadër të madhe si Ferencvarosi i Hungarisë. “Tashmë uroj që të shkoni në fazën e grupeve se e meritoni,” – shton më tej presidenti Duka.
Skyuadra e Vllaznisë po e kthen gjithnjë e më tepër një traditë paraqitjen dinjitoze në kupat e europës të futbollit të femrave, duke qenë skuadra e vetme shqiptare e vajzave që arrin të kualifikohet e të ketë një paraqitje të tillë në arenën dnërkombëtare.
B.T (Dosja.al)